E Diel, 1 Nëntor 2026

Vlore 15 vjecarja iken nga shtepia babai apel ne News24

VLORE- Babai i nje vajze 15-vjecare nga qyteti i Vlores ben apel per te gjetur te bijen e cila sipas tij eshte larguar nga banesa 18 dite me pare.

Agim Bylyshi thote se vajza e tij eshte pare per here te fundit ne Orikum duke drekuar ne shoqerine e kater personave nderkohe qe kerkon nga policia te hetoje mbi grupin me te cilin shoqerohet 15-vjecarja.

Sipas tij adoleshentja eshte larguar disa here nga banesa.

Kerkoj ndihme per te me kthyer vajzen ne shtepi dhe per te kapur grupin e te rinjve qe e kane marre. Qe ne muajin korrik vajza ka ikur 10 here nga shtepia. Para pak ditesh ka qene ne Orikum bashke me 4 persona. Kerkoj te kontrollohet ky grup qe me ka marre vajzen shprehet babai i 15 vjecares.

e.n/BalkanWeb

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›