E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, 18 komisionerë zgjedhjesh në gjyq

Vlorë- Prokuroria e Vlorës ka rihapur çështjen e parregullsive në zgjedhjet e shkuara lokale, duke çuar në gjykatë mbi 18 komisionerë. Hetimet janë përqenduar në komunën Qendër, ku është zbuluar se ka pasur falsifikime në zgjedhjet lokale të vitit 2007.

Rezultati i këtyre zgjedhjeve për komunën Qendër është kontestuar dhe rivotuar më pas, por është rikthyer sërish në qendër të vëmendjes, këtë herë nga prokuroria e Vlorës, e cila siç mësohet, ka mbyllur dosjen ndaj 18 komisionerëve dhe e ka dorëzuar atë në Gjykatën e Vlorës.

Një vit e ca më parë, zgjedhjet në këtë komunë, në raundin e parë patën sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve një fitore të ngushtë të kandidatit të PDS-së. Rezultati i ngushtë u kontestua asokohe nga kandidati humbës, ndërsa katër ditë pas daljes së rezultatit ka qenë shtabi i kandidatitFredo Berberit që ka depozituar një kallëzim penal për procesverbalet e mbajtura në fshatin Babicë, fshat ky i komunës Qendër.

Shtabi elektoral i kandidatit të PBDNJ-së, Berberi, i është drejtuar në datën 21 shkurt të vitit të kaluar prokurorisë, për verifikimin e të gjithë procesverbaleve për qendrat e votimit në zonën e fshatit Babicë, të komunës Qendër. Numri i fletëve të votimit, të gjetura në kuti ishte më i madh se numri i votuesve, çka u bë shkak për kallëzim penal.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›