E Diel, 1 Nëntor 2026

Vlorë/ Arrestohet 57-vjeçari, aksidentoi për vdekje 78-vjeçarin

Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë kanë arrestuar në flagrancë shtetasin V. Xh., 57 vjeç, banues në Vlorë.

Ai dyshohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Sipas policisë, sot rreth orës 07:15, në afërsi të ish-Stacionit të Trenit, i dyshuari, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasin F. S., 78 vjeç, banues në Vlorë, i cili lëvizte me biçikletë.

Si pasojë e aksidentit, 78-vjeçari u transportua për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Vlorës, ku më pas ndërroi jetë.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.

 Njoftimi i plotë:

Vlorë/Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban në DVP Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin V. Xh., 57 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi sot, rreth orës 07:15, në afërsi të ish-Stacionit të Trenit, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasin F. S., 78 vjeç, banues në Vlorë, i cili lëvizte me biçikletë. Si pasojë e aksidentit, 78-vjeçari u transportua për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Vlorës, ku më pas ka ndërruar jetë. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›