Vlorë/ Gjendet e vdekur në banesë 55 vjeçarja, dyshohet se ka konsumuar fotoksinë

Një 55 vjeçare ështe gjetur pa shenja jete në banesën e saj në lagjen “Pavarësia” në Vlorë. Ka qenë bashkëshorti që e ka gjetur të pajetë gruan në banesë.
Sipas policisë, dyshohet se gruaja në gjendje të rënduar psikologjike, ka konsumuar fotoksinë.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./abcnews.al