E Diel, 1 Nëntor 2026

Vizat arritje e reformave statusin kandidat e pengoi ngerci politik

16-11-2010 / Gazeta 55

Ambasadori holandez ne Tirane Van Den Dool

Ambasadori holandezVan Den Dool ka uruar dje qytetaret shqiptare per liberalizimin e vizave duke e konsideruar kete si arritje madhore te shtetit ne saje te reformave dhe perkushtimit te qeverise. Diplomati holandez thekson se ky proces ka edhe detyrimet e veta.
Eumlshte dicka e kendshme qe shqiptaret ne mes te dhjetorit do te mund te jetojne ne zonen Shengen pa viza por duhet ta kuptojne drejt se nuk eshte per qendrime te gjata nuk eshte per te marre leje qendrimi apo pune u shpreh Van Den Dool.
Duke folur per raportin e fundit te KE i cili i dha Shqiperise opinion negativ per statusin kandidat ne BE Van Den Dool u shpreh se ky eshte nje rast i humbur per Shqiperine. Ambasadori holandez beri thirrje qe palet politike te mos akuzojne njeri-tjetrin por te zgjidhin krizen politike pasi sic tha ai opinioni i KE ishte nje thirrje per tu zgjuar.
Opinioni qe dha Komisioni Europian javen e shkuar eshte nje lajm i keq. Partite politike te krahut te djathte apo te majte apo kushdo tjeter duhet ta marre kete si nje lajmerim per tu zgjuar. Shqiperia humbi nje shans dhe nuk eshte koha te bejme fajtor njeri-tjetrin. Te gjitha forcat politike duhet te punojne se bashku te kene nje qendrim te perbashket ne menyre qe Shqiperia te arrije te marre statusin kandidat deklaroi ambasadori Van Den Dool.
Keto deklarata diplomati holandez i beri nga qyteti i Durresit gjate nje vizite te zhvilluar atje.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›