Vlorë, aksident me 5 të rinj të plagosur

Një aksident me 5 të plagosur ndodhi mbrëmjen e sotme në Vlorë.
5 të rinjtë udhëtonin me një makinë tip “Benz”.
Ata kanë qenë duke udhëtuar nga fshati Akërni për në Vlorë, dhe në kthesë kanë përfunduar në kanal.
Të rinjtë, pasi u nxorën nga automjeti, janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën.