E Diel, 1 Nëntor 2026

Masa të reja kundër pastrimit të parave, qeveria: Autoritetet raportojnë brenda 72 orësh

Këshilli i Ministrave miratoi në mbledhjen e sotme vendimin për formën, mënyrën dhe procedurën e raportimit të të dhënave nga Autoritetet Licensuese dhe Mbikqyrëse.

Sipas këtij vendimi Autoritetet licencuese dhe mbikëqyrëse raportojnë tek autoriteti përgjegjës, Agjencia e Inteligjencës Financiare, menjëherë dhe jo më vonë se 72 orë nga çasti i konstatimit të çdo dyshimi, informacioni apo të dhëne, që lidhet me pastrimin e parave, financimin e terrorizmit apo financimin e armëve të shkatërrimit në masë për veprimtaritë nën juridiksionin e tyre.

Me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave vendosi:

Autoritetet mbikëqyrëse, për subjektet e ligjit në fushën e parandalimit të pastrimit të parave, financimit të terrorizmit dhe financimit të përhapjes së armëve të shkatërrimit në masë, janë:

Banka e Shqipërisë

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare

Organet e qeverisjes qendrore

Agjencia e Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit apo çdo autoritet tjetër i ngarkuar me ligj për lojërat e fatit, kazinotë dhe hipodromet, të çfarëdo forme.

Ministria e Drejtësisë

Dhoma Kombëtare e Avokatisë për avokatët

Ministria përgjegjëse për infrastrukturën për çdo person, fizik apo juridik, që kanë si objekt të veprimtarisë: tregtimin e mjeteve motorike tokësore, lundruese apo ajrore;veprimtaritë e spedicionit dhe/ose të transportit.

Agjencia e Inteligjencës Financiare për:

a) agjencitë e udhëtimit;

b) shoqëritë e ndërtimit;

c) bizneset e metaleve dhe të gurëve të çmuar;

ç)çdo person fizik ose juridik, të cilëtofrojnë për një klient shërbimet, si më poshtë

Bordi i Mbikëqyrjes Publike për:

a) audituesit ligjorë;

b) kontabilistët e miratuar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›