Vlore arrestohet 41-vjecari tregtonte lende narkotike
Ne saje te operacionit te koduar Pavaresia ne Vlore eshte bere i mundur arrestimi i shtetasit Skerdilajd Mitro 41 vjec banues ne Vlore. Ky shtetas tregtonte lende narkotike ne qytet me qellim perfitimi.
Fillimisht nga nje kontroll fizik ushtruar ndaj tij i jane gjetur dhe sekuestruar nje sasi prej 0.5 gr pluhur ngjyre bezhe e dyshuar si heroine. Ndersa nga kontrolli i ushtruar ne banesen e tij u gjeten dhe sekuestruan ne cilesine e proves materiale edhe 29.5 gr pluhur bezhe e dyshuar si Heroine 260 gr lende bimore e dyshuar si marijuane 1 peshore elektronike SCALE si dhe 2 aparate celulare.
Sasia e lendes e dyshuar si heroine me nje peshe te pergjithshme prej 30 gr ishte e ndare ne 90 doza dhe ishte e destinuar per tu tregtuar ne qytetin e Vlores.