20 vjet PS Kujtimet e Dritero Agollit Servet Pellumbit Ramize Alise

fare ndodhi 20 vjet me pare ne kongresin dhe 10-te te Partise se Punes se Shqiperise dhe ndryshimi i emrit ne PS
Si u themelua Partia Socialiste
Partia e Punes se Shqiperise kandidoi ne zgjedhjet e marsit 1991 dhe fitoi shumicen derrmuese te parlamentit ndersa president u zgjodh Ramiz Alia. Parlamenti i asaj kohe kishte 250 deputete te cilet u ndane 180 PPSH dhe 70 PD. Asnje parti tjeter nuk fitoi deputete.
Ne keto kushte PPSH po pergatitej per nje kongres shume te rendesishem Cilat do te ishin kritikat qofte ndaj Enver Hoxhes qofte ndaj KQ te PPSH-se. A do te kishte kritika per luften e klasave etj. Raporti i pare u hartua nga Ramiz Alia por Komiteti Qendror e rrezoi. Ne keto kushte filloi puna per nje raport te dyte. Grupime te ndryshme brenda partise po luftonin te ndare ne dy kampe Ata qe donin te ndryshonin dhe pjesa tjeter e cila mbronte kultin e Enver Hoxhes.
Dy-tre dite para kongresit u ngrit ne KQ edhe nga presioni i jashtem edhe nga presioni i disa anetareve te KQ qe duheshin perjashtuar te gjithe anetaret e Byrose qe te mos vinin ne kongres. Nje nate para se te behej kongresi ata u perjashtuan. Ne kongres nuk kishte asnje anetar te Byrose Politike. Aty ishte vetem Ramiz Alia i cili ishte President ne ate kohe dhe rrinte ne lozhe bashke me personalitetet e tjera te vendit. Te tjeret qe nuk ishin anetare te Byrose si Nexhmije Hoxha e te tjere qe ishin anetare te KQ dhe jo anetar Byroje. Ne kete kongres u propozua edhe ndryshimi i emrit dhe fillimi ishte i veshtire.
Emrat e propozuara ishin te llojit Parti Progresiste apo Partia e Re. Pjesemarresit ne kete kongres kujtojne se veshtiresia me e madhe ishte te bindeshin mbeshtetesit e Enver Hoxhes se emri duhej ndryshuar. Ne fund Servet pellumbi propozoi emrin Partia Socialiste dhe kjo u miratua nga shumica e te pranishmeve ne kongres. Zyrtarisht Partia Socialiste u themelua me 12 qershor 1991.
Shkrimtari kritikoi i pari Enver Hoxhen ne kongresin e 10-te por pjesemarresit i dolen kunder
Fjalimi nuk u lejua qe te botohej ne gazeten zyrtare te PPSH-se Zeri i popullit Gabimet e Enver Hoxhes dhe ndryshimi i PPSH-se
Fjalimi i Diteroit qe tronditi Partine e Punes
Me 9 qershor te vitit 1991 shkrimtari i njohur Dritero Agolli leshoi bomben ne mes te kongresit te 10-te te Partise se Punes se Shqiperise. Ai mori guximin dhe kundershtoi simbolin e atij shteti Enver Hoxhen por salla shpertheu ne britma e ulerima. Shume prej tyre kundershtonin fjalet e shkrimtarit duke e akuzuar ate si nje nga te perkedhelurit e sistemit. Salla bertiste me te madhe Enver Hoxha Enver Hoxha.
Disa prej anetareve te Komitetit Qendror te Partise u ngriten ne kembe dhe u larguan nga salla. Situata ishte shume e tensionuar. Vete shkrimtari tregon qe ne ate moment i erdhen disa pusulla ku ai kercenohej edhe me vdekje sepse kishte devijuar nga vija e partise. Pasi mbaroi fjalen ai preferoi qe te mos ulej ne vendin e tij por te shkonte tek gazetaret. Do te me rrahin nese ulem atje- u tha ai gazetareve ne ate kohe.
Fjalimi i patriarkut te PS-se u prit shume keq nga pjesa konservatore e partise. Madje shkrimi nuk u lejua qe te botohej ne gazeten zyrtare Zeri i popullit. Ne keto kushte pas tre ditesh negociata shkrimtari arriti qe te gjente nje hapesire tek gazeta Zeri i rinise. Shkrimi shkaktoi serish nje reaksion te madh por pati jehone te mire tek mediat nderkombetare. Gazetaret e huaj te cilet kishin ardhur ne vendin tone per te ndjekur nga afer ngjarjet ne Shqiperi publikuan pjese nga fjalimi i Dritero Agollit. Me poshte po publikojme pjeset kryesore te fjalimit
Nga Dritero Agolli
Ju ma vertetuat mendimin tim te fshehur ne vetvete se Partia e Punes nuk rinovohet. Bertitjet tuaja jashte cdo civilizimi dhe jashte cdo kohe te qyteteruar jane pasqyre e nje partie qe eshte shtrire ne shtrat dhe po jep shpirt. Kur dikush jep shpirt te tjeret bertasin. Ju bertisni pasi ajo qe ju polli ju po jep shpirt ne shtratin e vdekjes. Une kot mora mundimin ta shpetoja. Shpetojeni vete po mundet une do te largohem pasi nuk e duroj dot eren e ketij te vdekuri dhe aq me teper bertitjet tuaja prane te vdekurit.
Kongresi i 10-te i Partise se Punes i mbledhur ne atmosferen e pluralizmit politik partiak eshte quajtur kongresi i rinovimit. Me kete ai merr persiper nje barre te rende dhe te veshtire...
Ne kohen kur Shqiperise nuk i mjafton streha per te futur koken nuk i mjafton banesa me modeste keta zyrtare te larte partiake shtonin plot pangopesi dhomat banjat dhe nevojtoret e vilave te tyre me qira simbolike si sheiket e Kuvajtit dikush me 12 dhoma e 4 banja dikush me 16 dhoma e 6 banja dhe si benin keto shtesa rrihnin gjoksin per lumturine e klases punetore.
Me kete rrahje gjoksi rreth 20 familjet e bllokut te famshem vetem gjate vitit 1989-90 kane shpenzuar 20 milione leke te vjetra per meremetimet e vilave dhe per mbajtjen e personelit sherbyes domethene nje milion per familje Po ta marrim rrogen mesatare mujore te punetorit 4000 leke te vjetra i bie qe per keto familje te nje patriotizmi te vecante te punonin 400 punetore nje uzine me vete
Ja kjo eshte pjella e vijes se diktatures ne udheheqjen e larte te partise vije qe krijon nje tip udheheqesi nje tip qe rri urte dhe nuk shpreh mendime kundershtare ne byrone politike pasi i pari i kesaj byroje Enver Hoxha e merrte per zverku nga vila me 16 dhoma dhe 6 banja dhe i jepte dy metra gjatesi trualli pa cati ose truall me cati biruce apo qelie...
Por kulmin cmenduria e luftes se klasave e arriti kur filloi prishja e institucioneve fetare. Turma te medha njerezish te organizuara nga rripat transmetuese te partise nga organizata e rinise e nga revolucionare te organizatave te tjera shkaterronin dhe digjnin kisha xhami teqe tyrbe e vende te tjera te shenjta. Asnje kult te mos mbetej te mbetej vetem kulti i partise dhe i Enver Hoxhes. Por cdo popull ka nevoje ti besoje nje shenjti dhe keshtu u krijua shenjti Enver Hoxha.
Ai hyri ne cdo shtepi me fotografi me buste me kalendare qe viheshin ne vendet me te dukshme duke perzene fotografite e prinderve dhe te femijeve. Bile ne cdo feste kombetare a intime sic jane dasmat shendeti i pare ngrihej per Partine dhe Enver Hoxhen. Por shenjti Enver kishte ane pozitive dhe ane negative ishte i lidhur me kuadro te afte e te paafte qe zbatonin vendimet e tij te marra ne byrone politike shenjti Enver ishte i lidhur me ngjarje reale me probleme te perditshme me jetesen e njerezve keshtu qe figura e tij ne vend qe te rritej dhe te shenjterohej shpesh here ngjallte dyshime sidomos ne inteligjencien e larte qe lexonte ne gjuhe te huaj apo i binte rasti te dilte jashte shtetit nder konferenca apo simpoziume nderkombetare dhe ballafaqohej me rritjen e mireqenies se atjeshme.
Ndersa populli i thjeshte besonte ne shenjterine e Enver Hoxhes dhe gabimet qe beheshin i ngjiteshin kuadrove te paafte apo armiqve qe zbuloheshin here pas here ne radhet e larta partiake. Enveri nuk i di keto gjera - thoshin njerezit e thjeshte dhe prandaj u thuren nje-mal me kenge qe kendoheshin ne festivale ne festa te ndryshme e deri ne dasma...
Gabimi i Partise se Punes e cila kishte ne dispozicion te saj si shtet monist institute e shtypshkronja ishte se nuk diti ti studioje dhe ti shohe me gjakftohtesi te metat e Enver Hoxhes ne menyre qe ai te ruhej nga dhunimi qe iu be por vazhdoi vijen e gabimeve te tij duke harxhuar paren e popullit duke e varferuar edhe me shume ate me ndertime muzerash monumentesh me botimin e shtrenjte te serise se pafund te veprave te tij e me radhe...
Pas prishjes me Bashkimin Sovjetik dhe me vendet e tjera socialiste Enver Hoxha e lidhi partine dhe vendin e vet me Kinen nen pretekstin e ruajtjes se pastertise se marksizem-leninizmit. Partise sone nuk i pelqente hedhja poshte e kultit te Stalinit pasi ajo e kishte ne themel metoden staliniste te drejtimit dhe nuk mund te pajtohej me destabilizimin qe filloi ne Bashkimin Sovjetik dhe ne vendet e Lindjes ne mes te viteve 50-te. Ne qofte se nuk do te ishim staliniste pas prishjes me keto vende mund te lidheshim menjehere me Europen qe ne vitin 1960 dhe sot te kishim nje niveli te larte ekonomik e kulturor te lidheshim jo me nje shtet por me te gjithe sipas interesave me te mira. Por edhe ketu vepronte psikologjia e kultit e Njese. Dhe kete kult kete Nje e gjetem - kjo ishte Kina e Mao Ce Dunit...
Profesori socialist komenton qershorin e 20 viteve me pare
Pellumbi Krijimi i PS jo nga nje njeri i vetem
20 vjet me pare Partia e Punes se Shqiperise nderroi emrin ne Partia Socialiste e Shqiperise. Ky tranzicion i bute iu propozua PPSH ne qershor te vitit 1991 ne kongresin e 10-te nga Servet Pellumbi. Te dheat zyrtare tregojne se profesori socialist ka qene nje nder themeluesit e partise dhe njeriu qe i vuri emrin.
Ne lidhje me kete fakt Pellumbi kujton se Ramiz Alia ka therritur ne zyre Fatos Nanon dhe i ka kerkuar qe te behet kryetar i PS-se. Ne zyre ka qene edhe Ylli Bufi. Nano e pranonte kete post vetem me nje kusht qe te kishte nenkryetare Servet Pellumbin dhe Spiro Deden. Ne ate kohe Namik Dokle kandidonte ne Kuvendin e Shqiperise perballe kandidatures se Ramiz Alise per postin e presidentit.
Pasi humbi Dokle u zgjodh ne postin e nenkryetarit te Partise Socialiste. Tranzicioni nuk ka qene aspak i lehte teksa ne PS vitet e para ishin gjithmone te pranishme edhe rrymat qe nuk donin ndryshim. Vete Pellumbi eshte cilesuar si nje nga personat qe kane ndikuar ne reformimin e nje partie qe vinte nga sistemi komunist.
Themelimi i Partise Socialiste ishte nje sfide e kohes dhe nje veper madhore e pluralizmit politik e realizuar jo nga individe pretendente por nga nje mase e madhe njerezish qe aspironin shkeputjen nga e kaluara totalitare dhe ndertimin e nje shoqerie demokratike. Ky proces kishte veshtiresite e veta por ato u kapercyen hap pas hapi. Prej nga themelimi i saj e deri me tani Partia Socialiste ka pasur ulje ngritjet e saj qe jane karakterizuar me momente te vecanta.
Keto 18 vite histori kane qene vite intensive me arritje dhe deshtime me percarje dhe ndarje vite te nje lufte te brendshme qe synonte reformimin e vazhdueshem dhe aftesimin e Partise Socialiste per te marre persiper drejtimin e vendit dhe per realizimin e alternatives se saj te majte. Fale ketyre perpjekjeve te vazhdueshme ajo eshte forca politike me e madhe e vendit me demokratike qe rrezaton energji aftesi dhe shpresa per te ardhmen e vendit- eshte shprehur Servet Pellumbi.
Tashme profesori socialist eshte terhequr nga jeta e partise. Posti i fundit qe ka mbajtur Servet Pellumbi eshte ai i kryetarit te Kuvendit dhe me pas nuk ka pranuar angazhimet te tjera. Tashme i eshte perkushtuar vetem jetes akademike dhe here pas here nxjerr ne treg ndonje liber kryesisht mbi filozofine dhe sociologjine por gjithmone duke i nderthurur me problemet aktuale dhe sidomos me zhvillimet politike.
Ramiz Alia
E dija qe PPSH po reformohej
Lideri i fundit komunist Ramiz Alia ka pasur nje rol kyc ne riformatimin e PPSH-se. Deri ne zgjedhjet e vitit 1991 Alia mbante postin e Sekretarit te Partise dhe dha doreheqjen kur u zgjodh President i vendit. Ne parti ishin shoket e tjere dhe natyrisht nuk isha i huaj per partine. Une isha ne dijeni per pergatitjet qe po beheshin per kalimin e Partise se Punes ne Parti Socialiste gje qe u be ne Kongres qe u be nje raport platforma qe me duhet e lexoi Xhelil Gjoni.
Une mendoj qe kalimi i PPSH ne PS ishte krejt normal dhe i domosdoshem. Une isha per kete qe u be qe pak a shume ishte ruajtje e partise e strukturave te saj por shnderrimi i tyre ne PS. Per arsye se po te behesh shperndarje e te gjithe partise dhe te krijohej nga e para PS eshte nje kohe e humbur. Nuk kishte logjike se partia e re duhet te trashegonte gjerat e mira te PPSH. Keshtu u be kjo parti- eshte shprehur Ramiz Alia ne lidhje me ngjarjet e qershorit te 20 viteve me pare.
Por ish-presidenti ka treguar edhe nje detaj qe mund te ndryshonte totalisht rrjedhen e PS-se. Fillimisht posti i kryetarit iu propozua Maqo Lakrorit dhe kur ai nuk pranoi u vendos per Fatos Nanon. Duke komentuar rolin e Nanos ne PS Alia eshte shprehur se fillimisht i eshte dukur kandidature shume e mire por me kalimin e viteve ka ndryshuar mendje.
Alia ka komentuar edhe nje tjeter personazh te PPSH-se i cili u vendos ne drejtimin e levizjes studentore dhe me pas themelimin e PD-se Sali Berishen. Une e dergova Berishen per te vendosur raportin tim me studentet per te sqaruar raportin tim me studentet vetem kaq. Pastaj se cbenin studentet per te krijuar PD ku u fut dhe Berisha kjo nuk me intereson mua eshte pune e tyre. Nderkohe Skender Gjinushi krijonte PSD ishte pune e tij su konsultua me mua kete gje. Po thashe jam i interesuar per PS qe rrjedh nga Partia e Punes eshte shprehur Ramiz Alia.