E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, arrestohet për mashtrim ish prokurori dhe inspektori i KLD

Vlorë – Një ish prokuror dhe inspector i inspektor i Këshillit të të Lartë të Drejtësisë është arrestuar mesditen e sotme në qytetin e Vlorës.

Mësoshet se 56-vjeçari Kudret Kopo, i cili kishte ushtruar më herët edhe detyren e prokurorit, është arrestuar në flagrancë teska ka tentuar të përfitojë ndaj shtetasit D.Z për ti mbyllur një çëshjte.

Sipas bluve të Vlorës Kopo u arrestuar në flagrancë dhe mbi të tashmë rendojnë akuza për mashtrim, kallzim të rremë, pervetësim titujsh dhe të detyrës shtetërore.

Ish prokurori ka shkuar të denoncojë në policinë e Vlorës dy qytetarë, që sipas tij, e kishin marrë peng dhe i kishin kërkuar para, por që më pas ka rezultuar se ky kallzim ishte një mashtrim. Kudret Kapo është arrestuar nga kjo polici pas verifikimeve ku dhe ka rezultuar se  ai jo vetëm kishte mashtruar autoritetet, por kishte bërë kallzim të rremë dhe akoma më keq kishte mashtruar, duke kërkuar rryshfet nga qytetaret e mësipërm për tju mbyllur një cështje nën hetim. Sipas burimeve nga policia, Kapo i ishte afruar shtetasit D.Z, duke i premtuar se do ja zgjidhte çështjen me dy djemtë e tij, që akuzohen për plagosjen e një të riu, por prokurori i kërkonte, sipas tij, pesë mijë Euro. Përkundër këtij premtimi, inspektori nuk ka zgjidhur asgjë për ta mbyllur dosjen dhe në këtë situatë ai me sa duket i është drejtuar menjëherë policisë duke kryer edhe kallzimin e rrëme për gjoja rrëmbimin e tij dhe marrjen peng, gjë që solli disa orë më vonë edhe arrestimin e tij të menjëhershëm

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›