Vlore atentat me arme zjarri

Një kalimtar në qytetin e Vlorës ka mbetur i plagosur pasditen e së mërkurës si pasojë e një breshërie të shtënash me armë zjarri.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18 30, në afërsi të ish-Shtëpisë së Oficerëve, në lagjen 28 Nëntori, ku një person me motor ka nxjerrë armën tip “Kallashnikov” dhe ka qëlluar në drejtim të një automjeti i cili ishte parkuar në anë të rrugës.
Nga të shtënat e armës ka marrë plagë një kalimtar i rastit, i cili ishte duke ecur në trotuar. Policia, e cila ka shkuar në vendngjarje, ka shoqëruar të plagosurin për në spital, si dhe ka marrë në pyetje banorët e zonës dhe disa persona që mendohet se kanë djeni për ngjarjen.
Po ashtu, burimet nga policia e Vlorës bëjnë me dije se personi që ka qëlluar me armë është larguar me shpejtësi me motor nëpër rrugicat e lagjes.
Ndërkohë i plagosuri, 55-vjeçari Zaho Danaj, i është nënshtruar një operacioni në këmbë, pasi kishte marrë dy plumba dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Paraprakisht policia thotë se ngjarja mund të këtë ndodhur për motive banale. Autori është identifikuar dhe po punohet për kapjen e tij.