E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlore lufte mes bandave rivale

Dy banda rivale janë përleshur me armë zjarri në qytetin e Vlorës, e për pasojë një kalimtar është plagosur lehtë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur pranë ish-Shtëpisë së Oficerëve rreth orës 18:30 të pasdites të së mërkurës.

Nga të shtënat ka marrë dy plumba në këmbë një kalimtar i rastësisshëm. Ai u shoqërua menjëherë në spitalin rajonal ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia e Vlorës njoftoi se ka identifikuar personat e përfshirë në përleshjen me armë dhe se është vënë në ndjekje të tyre.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›