E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlore del ne det anija Oriku


Kapaciteteve të forcës detare i shtohet një tjetër anije e shpejtë për patrullimin e ujërave shqiptare. Oriku P132, doli në det, ndërsa në ceremoni mori pjesë ministri i Mbrojtjes Arben Imami, shef i shtabit të përgjithshëm, kreu i forcës detare shqiptare Kudret Cela, i cili celi edhe këtë ceremoni, si dhe ambasadori hollandez në Shqipëri, e autoritete të tjera në nivel lokal e qëndror.

Në fjalën përshendetëse kundër/admiral Kudret Cela, theksoi se kam nderin të njoftoj lëshimin në det të anijes Oriku, fryt i punës dyvjecare. E cilësoi si ngjarje të rëndësishme për flotën tonë detare, vijoi kundëradmiral Cela, duke cituar se projekti i plotë me kompaninë hollandeze kap shifrën 31 milion euro, prej të cilave 65% financohen nga qeveria shqitare dhe 35% nga qeveria hollandeze.

Më tej Frank Delong, përfaqësues i firmës holandeze Damen Shipyard, duke cituar punën e frytshme dhe bashkëpunimin midis dy vendeve. Ai bëri një reptrospektivë të krijimit të marrëdhenies financiare dhe kontratës së lidhur midis Ministrisë shqiptare të Mbrojtjes dhe kompanisë.

Më tej në vijim të ceremonisë ministri i Mbrojtjes Arben Imami, e nisi fjalën e tij me përgëzime për nonjësit e kantierit të pashalimanit dhe përfaqësuesve hollandez për punën e mirë të bërë në ndërtimin e anijes. Kjo është anija e dytë, citoi Imami, e cila do të pasohet edhe nga dy të tjera që janë në porces prodhimi këtu në pashaliman. Kështu do të komletohet flota jonë detare.

Ministri gjithashtu theksoi se modernizimi i ushtrisë sonë, edhe në kuadër të anëtarësisë në NATO, vijon suksesshëm, duke përmendur edhe blerjen e helikopterëve shumëfunksional, por edhe përballimin me sukses të emergjencave municonet etj.

Ai saktësoi se pavarësisht krizës globale, buxheti i modernizimit të ushtrisë sonë ëhstë plot 20 milion euro në vit, dhe për vitin këtë vit ai do të realizohet 100%. Pas përshëndetjeve, ministri zbuloi emrin e anijes Oriku, që sikundër saktësoi ky emër ju vu në nder edhe të qytetit të lashtë të Orikut, që gjednet brenda bazës së Pashalimanit.

if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));


Lajmet kryesore

Arvizu: Atentati ndaj Konomit, i tmerrshëm
"Bashkëpunim mes policisë dhe drejtësisë"
Si vepruan policët ditën e vrasjes së Konomit?
Stonestreet: Reforma zgjedhore, gjithëpërfshirëse
Thaci: Plani për veriun nuk mund të pengohet
Dollapi: Gjoba për shpërdoruesit e ujit

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›