E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlore del per peshk vdes 41-vjeccedilari

Një peshkatar ka humbur jetën mëngjesin e të shtunës në afërsi të Karaburunit në Vlorë. Burime nga policia lokale kanë sqaruar se 41-vjeçari Gentian Mishtaku kishte dalë për të peshkuar me veshje nënujore bashkë me dy peshkatarë të tjerë amatorë.

Por në një moment ai nuk është ndjerë mirë dhe peshkatarët e tjerë janë përpjekur ta nxjerrin nga uji. Megjithë ndihmën e shpejtë të tyre, 41-vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë dhe ka ndërruar jetë në spital. Shkaqet e mbytjes së 41-vjeçarit mbeten ende të paqarta, por dyshohet se vdekja ka ardhur nga nje atak kardiak. Policia po vazhdon hetimet për të zbardhur ngjarjen. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›