Shqiperia ne heshtje zgjedhore

Prej mesnatës ka hyrë heshtja zgjedhore. Fillimi i kësaj të shtune shënon mbylljen peëfundimtare të fushatës elektorale, të nisur zyrtarisht më 24 maj.
Por, ajo filloi shumë më herët nga forcat politike, të cilat prej rreth tre muajsh kanë zhvilluar takime me qytetarët, mitingje, kënde fjale e “toën holl”-e, fushatë në rrjetet virtuale dhe të gjitha format e komunikimit të mesazheve dhe premtimeve për zgjedhjet e së dielës. Një ditë përpara procesit të votimit ndalohet ligjërisht nga kodi zgjedhor, që forcat politike dhe kandidatët të bëjnë fushatë dhe propagandë elektorale. Në ditën e heshtjes zgjedhore, vetëm administruesit Zgjedhje 2013Apeli i OSBE për zgjedhjetRama, Meta e Topi në “Top-Story” “The Guardian” dhe “BBC” për zgjedhjet e procesit, nisur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe komisionet e niveleve më të ulta, janë në detyrë për të bërë shpërndarjen e materialeve dhe fletëve të votimit, nëpër qendrat e votimit. Në këto zgjedhje, statistikat zyrtare të Ministrisë së Brendshme regjistrojnë 3 milionë e 271 mijë e 956 zgjedhës, numër ky më i lartë se popullsia e regjistruar nga censusi prej rreth 2 milion e 831 mijë shtetas, ku përfshihen edha ata nën moshën e votimit, pasi në to janë të regjistruar edhe emigrantët. Vendi është i ndarë në 12 qarqe. Në këtë proces zgjedhor ka një numër më të lartë të komisioneve në të gjithë piramidën elektorale. Po ashtu, ky është edhe procesi më i vëzhguar nga ndërkombëtaret dhe organizatat në vend. Monitoruesit vendas janë rreth 8 mijë, ndërsa ata të huaj rreth 1 mijë, në përputhje me rëndësinë që procesi elektoral i së dielës është konsideruar nga ndërkombëtarët si tejet të rëndësishëm për integrimin e Shqipërisë në BE. / Top Channel