E Diel, 1 Nëntor 2026

Vlore dhe Kakavije Sekuestrohen 8 kg droge dy persona ne pranga

Nje i ri nga qyteti i Fierit ka rene ne prangat e policise se Portit te Vlores diten e djeshme. 23-vjecari u ndalua ne port pasi iu gjeten dhe bllokuan 4 kilograme droge e llojit kanabis sativa. Burime zyrtare nga policia e ketij qyteti thane se gjate nje kontrolli te imtesishem ne autobusin e linjes Fier - Firence me targa FR 6184 D eshte gjetur nje cante me 4 kilograme droge. Nga verifikimet ka rezultuar se i perkiste Besian Bregut lindur dhe banues ne lagjen Liri Fier. Lenda narkotike e gjetur ishte shperndare ne kater pako te mbeshtjella me ngjites natriban me ngjyre kafe ndersa Bregu perfundoi ne rajonin e policise. Mesohet se lenda narkotike kishte destinacion shtetin fqinj Italine. Nderkohe po diten e djeshme nje 41-vjecar nga Memaliaj dhe banues ne Jergucat te Gjirokastres ka rene nen prangat e policise ndersa u gjet me disa kilograme droge ne makinen e tij kur po udhetonte drejt Athines. 41-vjecari Anestis Nikolla i rene nen dyshimet e policise pas informacioneve ne rruge operative u kap ne makinen e tij Benz me targa Tirane teksa transportonte nga Kakavija ne drejtim te Greqise lende narkotike. Gjate kontrollit ne Doganen e Kakavijes mbreme rreth ores 2200 ne makinen Mercedes-Benz me targa TR 21 20 I qe drejtohej nga Anestis Nikolla u gjeten gjashte pako ne forme cilindrike te fshehura nen sediljen e pasme. Gjashte pakot e droges afro 4 kg ne total ishin te mbeshtjella me leter natriban dhe brenda kishin marijuane. Me pas policia ka ushtruar kontrolle edhe ne banesen e Anestis Nikolles ku zbuloi nje kuti kartoni ne dhomen e tij te gjumit ne te cilen kishte fshehur nje boce plasmani me lende narkotike dhe tri qese te tjera me mostra per tua shperndare personave te interesuar afro 2 kilograme marijuane. Sipas hetimeve Anestis Nikolla e kishte blere marijuanen ne fshatin Lazarat dhe do ta transportonte per ne Athine. Ai eshte nen akuze per trafik nderkombetar te lendeve narkotike.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›