Unioni i Gazetarëve, letër Drejtorisë së Tatimeve
Dhuna e ushtruar ndaj gazetarit të emisionit investigativ “Alarm” në RTV Ora News, Orion Halili ka sjellë edhe reagimin e Unionit të Gazetarëve.
Duke e cilësuar këtë akt mjaftë të dhunshëm, me anë të një letre i janë drejtuar Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve.
Kjo letër ankese, menjëherë do ti dërgohet drejtorit të institucionit, pasi në shkelje me të drejtën e informimit, ka refuzuar çdo tentativë për të dhënë informacione.
Pak ditë më parë, gazetarët e emisionit ”Alarm”, ndërsa kërkonin një prononcim nga ana e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, hasën në dhunën e rojeve të institucionit.