E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, digjet një magazinë me elektroshtëpiake

VLORË- Një magazinë me elektroshtëpiake në qytetin e Vlorës është përfshirë sot nga flakët.

Mësohet se zjarri ka rënë në katin e dytë të magazinës, ndërsa shkak për të dyshohet se është bërë  luhatja e energjisë elektrike.

Fatmirësisht nga zjarri nuk ka persona të lënduar. Zjarrëfikësit ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›