E Diel, 1 Nëntor 2026

Pr/ligji për privatizimin e HEC-eve, deputetët e PD: Opozita ka spekuluar

TIRANË- Parlamenti miraton projektligjin që i hap rrugë privatizimit të hidrocnetraleve të Ulzës, Shkoptetit, Bistrica 1 dhe 2, si dhe HEC-it të Lanabregasit. Drafti parashikon që këto hidrocentrale të shkëputen nga KESH-i dhe të krijohen si shoqëri më vete dhe më pas të kalojnë për shitje. Deputetët e mazhorancës kanë hedhur poshtë akuzat e opozitës për këto privatizime, duke shpjeguar se të ardhurat që do të grumbullohen, do të përdoren për financimin e veprave publike.

“Nuk do të shiten pasuritë natyrore sic është uji, nuk do të shitet baseni i krijuar në digën e këtij hidrocentrali, pra rasti duhet të jetë i qartë. Ose shitja e asetit, ose shitja e investimit, duke vënë në përdorim tek sektori privat me një kontratë të koncesionit. Prandaj po i theksoj këto, për të thënë që janë spekulime të pastra” u shpreh deputeti i PD-së Sherefedin Shehu.

Gjatë fjalës së tij edhe deputeti i PD-së Florian Mima u shpreh “Të tjerët bëjnë lloqe, ne bëjmë privatizime, të tjerët flasin pallavra, ne ndërtojmë rrugë. Me këtë që po them, e vetmja rrugë është që edhe kolegët e krahut tjetër të ecin në rrugën që ne po ndërtojmë, të bëhen pjesë e debatit për privatizimin e këtyre ndërmarrjeve”, tha Mima.

Duke folur për këtë cështje, ministri i Ekonomisë Nasip Naco, u shpreh “Privatizimi i hidrocentraleve të mësipërm do të liberalizojë edhe më tej sektorin e prodhimit të energjisë elektrike në vend, duke rritur konkurencën në treg dhe duke krijuar hapsira të mëtejshme për pjesëmarrjen e investimeve të huaja në këtë sektor të rëndësishëm”, theksoi ai.

“Të ardhurat që do të përfitohen nga privatizimi i këtyre shoqërive do të përdoren për realizimin e investimeve të tjera publike, të parashikuar për vitin 2011”, u shpreh deputeti tjetër i PD, Gjok Uldedaj.
(m.a/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›