E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, ekzekutohet në sy të familjes 40-vjeçari

policia-vloreNjë person është ekzekutuar me armë pak pas mesnate në Vlorë.

Sipas policisë së qytetit bregdetar viktima është shtetasi Agron Çela, 40 vjeç, i vrarë në lagjen Albano.

Blutë e Vlorës sqarojnë se viktima ndodhej pak metra larg banesës në momentin që është qëlluar me disa plumba, ndërsa ishte i shoqëruar me familjen e tij.

Policia ka nisur hetimet për identifikimin e autorëve si dhe për zbardhjen e shkaqeve që çuan në këtë krim./A.XH

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›