E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlore festohet 98-vjetori i shpalljes se Pavaresise

Aktivitetet nisen me homazhe dhe vendosje kurorash ne vendin ku prehet Ismail Qemali i cili ngriti flamurin dhe shpalli Pavaresine me 28 Nentor 1912.

Mes te pranishmeve ishin deputete dhe drejtues te forcave politike perfaqesues te komuniteteve fetare dhe qytetare te ardhur nga te gjitha trevat shqiptare. Kryetari i Bashkise se Vlores Shpetim Gjika ne fjalen e vet u ndal ne dimensionet e kesaj dite qe sic u shpreh ai do te ndrije si dita me me peshe ne historine e popullit shqiptar.

Sa me shume kohe qe te kaloje aq me shume e madhe do te duket vepra e madhe e patriotit te shquar Ismail Qemali dhe bashke me te edhe e shume shqiptareve te medhenj nga e gjithe Shqiperia dhe Kosova nga Jugu dhe Veriu qe diten te ndermerrnin aktin me te madh te historise sone kombetare deklaroi Gjika.

Me kete rast ne Sheshin e Flamurit u dha nje koncert me kenge popullore nga te gjitha trevat dhe muzike te lehte ku interpretuan kengetare te njohur shqiptare. Ceremonite ne perkujtim te kesaj dite vazhduan me vizita ne Muzeun e Shpalljes se Pavaresise Kombetare.

Aktivitete te tilla ne kujtim te 28 Nentorit jane zhvilluar ne te gjitha rrethet e Shqiperise.

2010-11-28 1408

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›