Vlorë, instalohen kamerat vëzhguese në qendrat e numërimit
Sistemi i kamerave vëzhguese aplikohet për herë të parë për monitorimin e procesit të numërimit të votave në këtë proces zgjedhor. Kamerat janë vendosur në 3 qendrat e KZAZ-ve në Vlorë.
VLORE- Kamerat që do të funksionojnë "non stop" për 24 orë procesin zgjedhor të 28 qershorit janë vendosur në 3 qendrat e Komisioneve Zonale të Administrimit te Zgjedhjeve (KZAZ) në Vlorë, përkatësisht në mjediset e pallatit të sportit "Flamurtari", në godinat e shkollave të mesme "Halim Xhelo" e "Ali Demi".
Kamerat janë instaluar mbi çdo tavolinë të numërimit të votave, ku do të bëhet edhe regjistrimi dhe vlerësimi i fletëve të votimit, duke i transmetuar ato në kohë reale në monitorët e vendosur përballë vendeve ku do të qëndrojnë vëzhguesit respektivë.
Sistemi i kamerave vëzhguese aplikohet për herë të parë për monitorimin e procesit të numërimit të votave në këtë proces zgjedhor. Funksionimi i tij bazohet në nenet 21 dhe 94 të ligjit nr. 10019, datë 29.12.2008, "Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë". Për këtë proces është përzgjedhur sistemi i regjistrimit dhe transmetimit të drejtëpërdrejtë në çdo vend numërimi të votave dhe rezultatet përcillen direkt edhe në mjediset e KQZ-së.
(s.g/ATSH/BalkanWeb)