Arrestohet 42 vjecari, akuzohet për kontrabandë kafeje
Policia e Shkodrës ka bërë të mundur arrestimin e një 42 vjecari, pasi akuzohet për kontrabandë kafeje. Arrestimi i 42 vjecarit është bërë pas një kontrolli të kryer në mjetin e tij, nga ku u gjet një sasi prej 300/kg kafeje e ndarë në 5 thasë.
SHKODËR- Një 42 vjecar është arrestuar nga ana e policisë së qytetit të Shkodrës, pasi akuzohet për kontrabandë kafeje. 42 vjecari Adnan Pjeshka, është arrestuar pas një kontrolli të kryer në mjetin e tij tip Volkswagen, me targë SH 0993 D, në aksin rrugor Zogaj-Shirokë. Pas një kontrolli të kryer në mjetin e Pjeshkës janë zbuluar një sasi prej 300 kilogram kafe, e ndarë në pesë thasë me nga 60 kg secila. Sipas policisë së Shkodrës bëhet e ditur se malli ka hyrë kontrabandë nga Mali i Zi, nga zona ujore kufitare të Liqenit të Shkodrës. Ndërkohë ndaj 42 vjeçarit është ngritur akuza kontrabandë me mallra që paguhet akcizë. (a.r/ata/balkanweb)