Vlorë, kapen 20 kg marijuanë, në pranga një person

Gjatë një kontrolli rutinë të policisë në qytetin bregdetar të Vlorës, është bërë i mundur sekuestrimi i 20 kg lëndeve narkotike, e llojit marijuanë, ndërkohë që një person ka përfunduar në pranga.
Sipas burimeve të uniformave blu, mësohet se lënda narkotike është kapur në portin e Vlorës, e fshehur në një makinë.
Ende nuk bëhet i ditur indetiteti i personit të arrestuar, kjo për arsye hetimi, ndërsa mbi të rëndon akuza e trafikimit të lëndëve narkotike.
Policia njofton se materialet në ngarkim të tij, do t`i kalojnë për hetime të mëtejshme Prokurorisë për Krime të Rënda.