E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, kërkohej prej një viti, pranga 27-vjeçarit

Gazeta Shqip

Policia e Vlorës ka vënë në pranga një 27-vjeçar i shpallur në kërkim prej një viti për akuzën e plagosjes së rëndë me dashje.

Burimet policore lokale deklaruan se Enver Likaj, 27 vjeç, është arrestuar mëngjesin e sotëm nga efektivët e policisë vlonjate, pasi gjykata e ka dënuar në mungesë me 6 vjet dhe 5 muaj burg.

Ngjarja ka ndodhur në gusht të vitit të kaluar, ku Likaj pas një konflikti të çastit qëlloi me thikë N. C, 21 vjeç duke e plagosur rëndë. Ai u largua menjëherë nga vendngjarja duke u dënuar në mungesë nga gjykata e Vlorës.

6 tetor 2012 (gazeta-Shqip.com)

Vlorë, kërkohej prej një viti, pranga 27-vjeçarit burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›