E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlore lirohet i akuzuari per vrasje Gjykata Ska prova

VLORE - Nje i akuzuar per vrasje dje u shpall i pafajshem dhe u lirua ne sallen e gjyqit ndonese pak dite me pare prokuroria e Vlores kerkoi denimin e tij me burg te perjetshem. Pas nje sere seancash gjyqesore trupi gjykues i perbere nga Elvana Cicoli Mirela Mishgjoni dhe Artur Malaj hodhen poshte kerkesen e perfaqesuesit te organit hetimor duke vendosur lirimin e Gramoz Halilajt i cili akuzohej nga prokuroria per ekzekutimin e 53-vjecarit Mitat Sulce ne vitin 2008. Togat e zeza te Vlores argumentuan se mungojne provat qe fajesojne Halilajn. Nga ana tjeter prokurori i ceshtjes Maksim Sota kerkoi denimin kapital te te pandehurit per akuzat Vrasje me paramendim armembajtje pa leje dhe kultivim te bimeve narkotike. Gjate seances se parafundit prokurori Sota duke iu referuar rrethanave te ngjarjes tha se organi i akuzes ka prova te mjaftueshme te cilat vertetojne se autori i ngjarjes se ndodhur ne Mesaplik eshte Hailaj. Ne kemi gjetur te njejtat gezhoja te se njejtes arme ne vendngjarje dhe stanin e Halilajt. Pasi formuloi tri akuzat prokurori kerkoi per te pandehurin burgim te perjetshem si dhe denimin me gjobe prej 2 milione lekesh. Nderkaq Gjykata e Shkalles se Pare e Vlores dje rrezoi pretencen e prokurorise se rrethit si te pabazuar dhe te mbeshtetur ne prova. Marrja e ketij vendimi ka shkaktuar reagimin e prokurorise. Burime nga ky institucion pohojne se vendimi i Gjykates se Vlores eshte ekstrem dhe se ceshtja do te apelohet ne Gjykaten e Shkalles se Dyte.
Gazeta Shqiptare/BalkanWeb

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›