E Diel, 1 Nëntor 2026

Rritet cmimi i miellit prodhuesit Se shpejti shtrenjtimi i i bukes

TIRANE- Cmimi i bukes pritet te rritet serish. Nje kilogram miell me shumice dje eshte shitur me cmim 10 leke me shume se nje dite me pare levizje ne treg kjo qe ishte paralajmeruar nga fabrikat e blojes si pasoje e rritjes qe prej nje jave te cmimit te grurit ne bursat nderkombetare.

Perfaqesuesi i shoqates se prodhuesve te bukes Gezim Peshkopia i cituar sot nga Gazeta Shqiptare ka deklaruar se ky ndryshim cmimi nuk do te pasqyrohet menjehere ne cmimin e bukes por me kalimin e kohes do te kete patjeter ndikimin e vet. Javen e kaluar ne bursa cmimi i grurit eshte rritur 10 euro per ton dhe ne menyre te pandalshme - sqaron ai.

Tjeter faktor ndikues eshte dhe paralajmerimi per rritjen e talikave te energjise elektrike Ai shton se edhe cmimi i gazit natyror nderkohe eshte rritur dhe jane te shumte subjektet bukepjekes qe e perdorin ato si burim energjie. Prodhuesit e bukes i kane derguar nje leter zyrtarisht Entit Rregullator te Energjise Elektrike duke i kerkuar qe te beje nje diferencim lidhur me biznesin e tyre sidomos ne kushtet kur lenda e pare po shtrenjtohet.
s.g/BalkanWeb

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›