Nis restaurimi i pesë xhamive
29/02/2012 Përbëjnë pjesë të rëndësishme të trashëgimisë sonë kulturore dhe së shpejti do t’i nënshtrohen restaurimit. Bëhet fjalë për restaurimin e pesë xhamive, të cilat do t’i nënshtrohen projektit për punime konservuese nga Instituti i Monumenteve të Kulturës në bashkëpunim me Agjensinë Ndërkombëtare Turke për Bashkëpunim dhe Zhvillim, TIKA. Sipas drejtorit të Monumenteve të Kulturës, Apollon Baçe, për këtë vit shuma e vënë në dispozicion për restaurimin e monumenteve të kulturës është 30 milion dollarë. Ndërkohë që përfaqësuesi i TIKA-s tha se do të ketë një bashkëpunim më të gjerë në fushën e restaurimit të monumenteve të kulturës. Kështu, xhamitë e para të përzgjedhura për t’iu nënshtruar restaurimit janë: xhamia në Kalanë e Prezës, xhamia në Pazarin e Krujës, ajo e Nazireshesë në Elbasan, xhamia e Plumbit në Berat dhe xhamia e Iljaz Bej Mihrahorit në Korçë.
Xhamitë, monumente të kategorisë së parë, do të përfshihen në procesin e konservimit dhe restaurimit. Agjensia Ndërkombëtare Turke për Bashkëpunim e Zhvillim i ka akorduar Institutit të Monumenteve një fond prej 4 milionë dollarësh për këtë qëllim.
Për Yahya Gulseven, drejtor i TIKA në Tiranë, restaurimi i Xhamive është një nga projektet më të rëndësishme të agjensisë. Ai vëren se ka përfunduar faza e parë e hartimit të projekteve dhe shumë shpejt do të nisë implementimi. “Bashkëpunimi me Institutin e Monumenteve deri tani ka qenë shumë i mirë”, tha Gulseven. Ndërsa sipas drejtorit të Monumenteve, Apollon Baçe këto pesë xhami janë përzgjedhur në bazë të rëndësisë si monument kulture, në bazë të funksionit për besimtarët dhe nevojës për restaurim. Restaurimi do të realizohet nga specialistë shqiptarë por edhe turq, të cilët do të kryejnë procesin delikat të restaurimit të minareve.
b.goce