E Diel, 1 Nëntor 2026

Vlorë, nuk paguan ujin e pijshëm, Ndërmarrja u pret tubacionet

Tubat e prerë nga Ujësjellësi

VLORE- Ndërmarrja e Ujësjellësit kreu një aksion duke prerë  rreth 100 lidhje të tubacionit të furnizimit me ujë të qytetarëve të Vlorës. Aksioni për ndërprerjen e ujit u adresohej personave që nuk kanë kryer pagesat e konsumit të ujit prej disa muajsh. Sipas përfaqësuesve të kësaj ndërmarrjeje, po operojnë në terren katër grupe punonjësish në zona të ndryshme për prerjen e ujit për familjet që nuk kanë kryer pagesat e konsumit të saj. Prerjet e tubacioneve kanë filluar para 5 ditësh. Ndërkohë, mësohet se ky aksion ka nisur pasi më parë ishin paralajmëruar të gjitha familjet që nuk kishin paguar ujin e konsumuar. Ata që nuk i janë përgjigjur njoftimit për të kryer pagesat në sportelet e kësaj ndërmarrjeje, tashmë po vuajnë mungesën e ujit. Fillimisht aksioni është përqendruar në zonën e Skelës, fabrikës së Orizit, Centrales dhe zonës së Coles. Nga ky aksion janë prerë më shumë se 100 tubacione. Punonjës të Ujësjellësit u shprehën se nuk do të rilidhen linjat e tubacioneve, derisa familjet të kryejnë pagesat. Mësohet se aksioni do të vazhdojë edhe në ditët në vijim, derisa të ndërgjegjësohen qytetarët për të kryer pagesat e konsumit të ujit. Madje, ata që janë debitorë në sasi të mëdha, si për familje ashtu dhe për firma private, do të dërgohen në ndjekje penale.  q.b

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›