Vlorë, policia asgjëson 512 rrënjë kanabis
Sipas zëdhënësit të policisë së Vlorës janë asgjësuar 11 parcela të kultivuara me kanabis dhe janë penalizuar me akuzën e kultivimit të bimëve narkotike, 6 persona, emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur për arsye hetimore.
VLORE- Policia e Vlorës asgjësoi 512 rrënjë bimë narkotike kanabis sativa dhe penalizoi 6 persona pas një operacioni që zgjati disa ditë dhe u shtri në një territor të gjerë, përfshirë dhe rrethet Sarandë e Delvinë.
Zëdhënësi i Drejtorisë së Policisë së Qarkut të Vlorës, Saimir Koçiaj tha sot se ky bilanc është rrjedhojë e punës së bërë nga strukturat policore prej një muaji.
Kociaj deklaroi se në total janë identifikuar dhe asgjësuar 11 parcela të kultivuara me bimë narkotike kanabis sativa, ndërkohë që janë penalizuar me akuzën e kultivimit të bimëve narkotike, 6 persona, emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur për shkaqe hetimore.
Operacionet ku janë përfshirë 180 efektiva të policisë. (e.n/ata/BalkanWeb)