Fier, familja në skamje, apel për ndihmë
Pesë fëmijët e familjes së Adem Gecit jetojnë në Levan të Fierit në skamje të plotë, me një baba të sëmurë dhe pa shtëpi. Fëmijët bëjnë apel për ndihmë, për të siguruar të paktën kushtet më minimale për jetën.
FIER- Telashet nuk kanë të sosur për familjen Geci në Levan të Fierit. Jetojnë me një baba të sëmurë dhe pa shtëpi. Pesë fëmijët e familjes së Adem Gecit jetojnë në skamje të plotë. Kushtet e vështira ekonomike dhe shëndetësore e detyruan këtë familje nga Bytyci i Peshkopisë të shpërngulen në Levan përpara një viti.
“Unë isha vetëm 5 vjece, ndërsa fëmija më i vogël i familjes ishte vetëm 7 muajsh kur mamaja jonë vrau veten nga kushtet e vështira familjare. Ne mbetëm vetëm me babain i cili ishte i sëmurë psikik dhe jetojmë vetëm me 65 mijë lekë të vjetra si ndihmë ekonomike mujore. Babai e harxhon pensionin e tij për të blerë ilace, të paguajë rrugën kur shkon në spital” shprehet vajza e madhe e familjes, ndërkohë që “i lutën shtetit të vërë dorën në zemër”.
Lumturi Habili, banore e Levanit, i ka strehuar 5 jetimët, por për shkak të rindërtimit të banesës ajo është e detyruar ti nxjerrë jashtë.
“Unë i kam gjetur në rrugë dhe i solla në shtëpi, por unë do ta prish shtëpinë, prandaj shteti të vërë dorë mbi këta jetimë. I kam gjetur tek shinat e trenit. Djali i vogël qante për bukë. I mora, u dhashë bukë dhe më pas i strehuam tek kjo shtëpi” shprehet Lumturia.
Këta fëmijë nuk kërkojnë asgjë më shumë se sa një ndihmë humane ekonomike për të siguruar të paktën kushtet më minimale për jetën.
(e.n/News24/BalkanWeb)