Vlore prishja e ndertimeve pa leje

Bashkia e Vlorës dhe Inspektorati Ndërtimor kanë nisur që në orët e para
të mëngjesit aksionin për prishjen e ndërtimeve pa leje.
Rreth ores 07:00, fadroma ka mberritur ne Qafën e Llogarasë, ku ka shembur plotesisht një ndërtesë dykatëshe, e cila ishte ndërtuar pa leje. Me pas aksioni eshte zhvendosur ne Pyllin e Sodes. Ne kete zone, Bashkia e Vlores ka prishur 15 godina njëkatëshe, te cilat ishin rindertuar pas nje aksioni te ngjashem te kryer perpara zgjedhjeve. Aksioni ne fjale u ndoq nga afer nga kryebashkiaku i Vlores, Shpetim Gjika, i cili dergoi nje mesazh per te gjithe ata qe ndertojne pa leje. “Dua të jap një mesazh që krahas ndërhyrjes që po bën Bashkia e Vlorës, dua të jap një mesazh të qartë për ndërtimet e paligjshme që u prishën dhe u them atyre banorëve të mos kenë asnjë iniciativë për të rindërtuar, sepse Bashkia e Vlorës është e vendosur për të vazhduar këtë aksion deri në shtator, ndërsa pas këtij muaji kemi detyrë për të përmirësuar jetën e qytetarëve dhe për të përmirësuar hapësirat publike. Ne kemi një program të qartë për punën tonë. Të hënën do të vazhdojmë me një aksion të posaçëm për lirimin nga ndërtimet në Pyllin e Sodës dhe në plazhet publike”, tha Gjika. E teksa ka mohuar te kete qene ai autori i mesazhit te shperndare ne Facebook, i cili paralajmeronte prishjen e nje objekti ne zonen e Ujit te Ftohte qe flitet se eshte ne pronesi te kreut te Bashkise se Tiranes Lulzim Basha, i pyetur nga Top Channel nese objekti ne fjale do te prishet, zoti Gjika ka dhene kete pergjigje: “Unë nuk kam përdorur ndonjëherë Facebook-un për punën e mia zyrtare. Unë e kam këtë rrjet social vetëm për qëllime private, kështu këto janë trillime. Iniciativat e mia si kryetar i Bashkisë së Vlorës kanë lidhje me atë detyrë të shenjtë për të cilën jam mandatuar dhe i kam të gjitha hapësirat ligjore, aq më tepër tani me Kryeministrin e ri dhe me mekanizmat dhe programin e tij të qartë për të operuar drejt dhe për të kthyer në normalitet territorin e Vlorës”. Nga ana tjeter kryebashkiaku Gjika ka garantuar se keto aksione nuk do ndikojne aspak tek turizmi. Aksioni i nisur nga Bashkia e Vlores pritet te vijoj edhe gjate diteve te tjera, ku deri me tani fatmiresisht nuk eshte shenuar asnje incident i rende, me perjashtim te revoltave te ndonje banori. / Top Channel