E Diel, 1 Nëntor 2026

Vlorë, sekuestrohen 4 milionë euro pasuri, dyshohet se kanë ardhur nga aktivitete kriminale

Prokuroria e Vlorës ka sekuestruar pasuri me vlerë rreth 4 milionë euro, në pronësi të shtetasit P.C. dhe familjarëve të tij, të cilët janë nën hetim për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Hetimet kanë çuar në identifikimin e një sërë pasurish të luajtshme dhe të paluajtshme, që dyshohet të jenë përfituar në mënyrë të parregullt.

Pasuritë e sekuestruara përfshijnë troje, ndërtesa, ambiente shërbimi, apartamente dhe biznese, si më poshtë:

•             Truall me sipërfaqe 1600 m², në emër të shtetasit P.C., Vlorë;

•             Bodrum 841.75 m², në emër të F.C.;

•             Njësi shërbimi 112.82 m², në emër të F.C.;

•             Njësi shërbimi 36.14 m², në emër të F.C.;

•             Njësi shërbimi 59.5 m², në emër të F.C.;

•             Njësi shërbimi 47.27 m², në emër të F.C.;

•             Njësi shërbimi 97.42 m², në emër të F.C.;

•             Apartament 72.36 m², në emër të shoqërisë “F” shpk;

•             Apartament 89.90 m², në emër të shoqërisë “F” shpk;

•             Njësi shërbimi 324.17 m², në emër të F.C.;

•             Njësi shërbimi 318.16 m², në emër të F.C.;

•             Ndërtesë 115 m², në emër të F.C.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›