E Diel, 1 Nëntor 2026

Vlorë, sekuestrohen 4 milionë euro pasuri të një personi nën hetim

TIRANË, 4 dhjetor /ATSH/ Prokuroria e Vlorës sekuestroi 4 milionë euro pasuri të shtetasit P.C dhe të familjarëve të tij, i cili është nën hetim për dy vepra penale: “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Sipas prokurorisë, hetimet e zhvilluara të vitit 2023, çuan në sekuestrimin e pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme të këtij shtetasi prona, ndërtesa, biznese dhe truall, të cilat shkojnë në vlerën rreth 4 milionë euro.

Më konkretisht, me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Vlorë u sekuestruan 7 pasuri të llojit “Njësi”, 1 truall, 1 bodrum, 2 apartamente dhe 1 ndërtesë.

/m.q/j.p/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›