E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlore sekuestrohen 450 kilograme hashash



Arkiv 450 kilogram hashash u kapën nga policia e Vlorës rreth orës 22 të së martës në pikën e kontrollit në Bunec.

Dy automjete nuk iu përgjigjën urdhërit të ndalimit dhe ndaj tyre nisi ndjekja.

Një mjet pa targa dhe një me targa britanike u gjendën të braktisura në fshatin Lukovë dhe në Shën Vasil.

Policia gjeti edhe një armë zjarri. Mendohej se droga do të dërgohej me gomone për në Greqi.

Ditën e djeshme edhe policia e qytetit të Gjirokastrës ka kryer një operacion kundër trafikut të kanabisit.

Sipas informacioneve të autoriteteve lokale, uniformat blu kanë sekuestruar 98 kilogramë drogë, si dhe kanë shpallur në kërkim transportuesin.

Sipas burimeve, droga është zbuluar në një automjet të drejtuar nga shtetasi me iniciale V.A, 26 vjec nga Këlcyra.

Gjithashtu, mësohet se përmes operacionit, të koduar me emrin “Ngrica 2” është shmangur trafikimi i sasisë së lëndës narkotike drejt Greqisë.

Ky operacion vjen pas atij të së hënës, të zhvilluar po në Gjirokastër, ku policia konfiskoi 75 kilogramë hashash dhe shpalli në kërkim 4 banorë të Lazaratit.

Personat në fjalë po transportonin sasinë e lëndës narkotike kur papritur panë patrullat e policisë të dalin para tyre.

Ata braktisën sasinë e drogës dhe u larguan në këmbë për në fshatin Lazarat, ku policia vazhdon të mos hyjë duke e trajtuar si një tjetër shtet.

Ndërsa më herët gjatë muajit, një person u arrestua po në qytetin jugor, sepse po transportonte një sasi të konsiderueshme droge me automjetin e tij. 

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga kronika Djegia e tregut, tregtarët kërkojnë ndihmë
Kur ka kaluar më shumë se një javë nga dita kur një zjarr i fuqishëm shkatërroi tregun ushqimor në ish-qytetin nxënësve në Tirane, tregtarët tashme kane nsiur pune per te ngritur serish vendete tyre te punes. Sipas tyre pervec demeve te shkaktuara, nje jave pa pune, eshte shume per ta, pasi tregtimi i produkteve ushqimore ishte i vetmi burim te ardhurash per te mbajtur gjithe familjen. Gjirokastër, tjetër konfiskim droge
Policia e qytetit të Gjirokastrës ka kryer në orët e para të mëngjesit të së martës një operacion kundër trafikut të kanabisit. Aksidentet rrugore, dy viktima
Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne në aksin rrugor Lezhë-Shkodër. Arrestohet drejtori i shkollës
Nga 2 deri në 4 milionë lekë për një dëftesë të shkollës së mesme “Jani Fullani” në Krastë të Martaneshit. Gjirokastër, sekuestrohen 75 kilogramë hashash
75 kilogramë hashash janë kapur nga policia e Gjirokastrës dhe katër banorë të Lazaratit janë shpallur në kërkim pas një kontrolli të policisë mëngjesin e së hënës.

Lajmet kryesore

Ndahet nga jeta Leka Zogu I
Ndërron jetë në moshën 72-vjecare
Ndryshon drafti për vizat
PE: 12 prioritetet, plani këtë javë
Festat në Romë

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›