E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, vihet eksploziv në pallatin

VLORË - Një sasie e konsiderueshme lënde plasëse është vendosur pranë banesës së Kryetarit të Partisë Demokratike të Vlorës Ardian Kollozi, eksplozivi është vendosur në katin e 10 të pallatit ku banon Kollozi.

Ardian Kollozi është në vendin e katërt të listës së kandidatëve për deputetë të PD për qarkun e Vorës. Sipas korrespondentit të TV A1Report në Vlorë, Armand Xhelili disa persona të pa identifikuar rreth orës 02:50 kanë hedhur rreth 500 gram lëndë plasëse në katin e 10 të pallatit ku banon kreu i PD Kollozi në Lagjen “29 Nëntori” në vendin e quajtur “Kryqëzimi Rinia”.

Shpërthimi i lëndës plasëse nuk ka shkaktuar dëmtime në njerëz, por vetëm dëme të konsiderueshme materiale. Policia e Vlorës ka shkuar në vendngjarje ku ka marrë në pyetje disa persona.

Grupi hetimor nën drejtimin e prokurorit të rrethit po heton për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe për kapjen e autorëve.

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›