E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, dhunohet fizikisht i riu, shkak një borxh i pashlyer

TIRANE - Një person ka mbetur i plagosur rëndë pasi është përleshur fizikisht me tre persona të tjerë. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së premtes në një qendër interneti pranë Institutit të Higjienës tek rruga “Budi”.

Sipas policisë, shkak i ngjarjes ka qenë një borxh i pashlyer, i cili ka sjellë edhe përleshjen fizike midis personave. Tre personat e kanë goditur me mjete të forta të riun i cili ka mbetur i plaguar rëndë.

I plagosuri është larguar menjëherë nga vendngjarja me makinën e tij, ndërsa më pas është përplasur me kazanët e mbeturinave pranë Parlamentit.

Policia mbërriti menjëherë në vendngjarje duke vënë në pranga tre të dyshuarit kryesorë si autorë, midis tyre edhe shtetasin Emiliano Pata, i cili sipas policisë është i dyshuari kryesorë si autorë i plagosjes së të riut.

Personi i plagosur është dërguar në Spitalin Ushtrak në gjendje të rëndë për jetën.

(a.k/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›