E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Vlorë, vijon puna për shkarkimin e ujit të grumbulluar nga reshjet intensive

TIRANË, 22 janar /ATSH/ Në Vlorë vijon operacioni për shkarkimin e ujit të grumbulluar nga reshjet intensive.

Ministria e Mbrojtjes njoftoi sot se efektivët e Batalionit Mbështetës i Emergjencave Civile (BMEC) të Komandës Mbështetëse vijojnë pa ndërprerje operacionin në Vlorë për shkarkimin e ujit të grumbulluar nga reshjet intensive të ditës së djeshme.

Dy motopompa me kapacitet të plotë janë në funksion të plotë në Hidrovor, duke garantuar menaxhimin sa më të shpejtë të situatës, bën të ditur Ministria e Mbrojtjes.

1 nga 3

/a.f/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›