Lezhë, arrestohen tetë drejtues mjetesh, gjoba për 2053

TIRANË, 22 janar /ATSH/ Policia Rrugore e Lezhës gjatë muajit janar ka vënë në pranga tetë drejtues mjetesh, nga këta tre për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe pesë për drejtim mjeti pa leje drejtimi.
Gjithashtu, janë ndëshkuar administrativisht në total 2053 drejtues mjetesh, konkretisht:
845, për qarkullim me shpejtësi tej normave të lejuara;
341, për parakalime të gabuara;
173, për përdorim të celularit, gjatë drejtimit të mjetit;
22, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse;
31, për mosvendosje të rripit të sigurimit;
23, për drejtim të mjetit pas përdorimit të pijeve alkoolike;
373, për parkime të gabuara;
245, për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.
Kontrollet e Policisë Rrugore vijojnë në të gjitha akset rrugore urbane, interurbane dhe rurale, duke përdorur të gjitha mjetet bashkëkohore logjistike, me qëllim përmbushjen e parametrave të sigurisë rrugore.
Policia Rrugore e Lezhës apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, të mos kryejnë parakalime të gabuara, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit dhe të mos drejtojnë mjetin në efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.
Policia gjithashtu fton qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, çdo shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
/r.e/a.f/