E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlore zjarret dogjen pese hektare kullota

43 zjarre kane prekur kete vere qarkun e Vlores si pasoje e te cileve jane djegur 5.2 hektare kullota dhe 4 hektar pyje.Drejtori i policise pyjore Xhorxhi Hoxharaj ben te ditur se shkaktaret kryesore te venies se zjarreve jane barinjte me qellim hapjen e kullotave te reja. Fatmiresisht parku i Llogarase dhe pyjet ne Pish Poro kete vit nuk jane prekur nga zjarret.

Ne zonat qe jane sidomos ne lumin e Vlores sherbimi zjarrfikes i qytetit te Vlores nuk eshte i domosdoshem per arsye se jane ne pjese ku sherbimi zjarrfikes nuk hyn. Ne territorin e Himares qe eshte kerkuar ndihma qofte nga pushteti lokal qofte dhe nga ana jone sherbimi zjarrfikes ka qene i gatshem dhe ka ndihmuar ne fikjen e zjarreve tha Xhorxhi Hoxharaj Drejtor i Policise Pyjore ne Vlore.

Ne zonat ku jane shfaqur vatrat e zjarrit jane marre masa nga inspektoret e policise gjyqesore dhe po hetohen personat e dyshuar per zjarrvenie te qellimshme.Policia pyjore gjithashtu kerkon bashkepunimin e Komunave dhe Bashkive ne te gjithe qarkun e Vlores per parandalimin dhe perballjen me zjarret veren e ardheshme.

Festim Llanaj

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›