E Diel, 1 Nëntor 2026

Hekurudha Tirane- Shkoder e amortizuar

Linja hekurudhore Tirane Shkoder ka probleme te dukshme qe lidhen kryesisht me infrastrukturen e amortizuar dhe levizjen e ngadalte te trenavegje qe ka bere qe gjate ketyre viteve ajo te humbase ne tregun e konkurences me mjetet e tjera te transportit. Drejtori i hekurudhes Tonin Trupa pohon faktin se amortizimi ka sjelle uljen e numrit te udhetareve ndonese sipas tij jane kryer nje sere invastimesh por qe nuk kane ndikuar ne cilesine e transportit hekurudhor.

Keto 3-4 vitet e fundit investimet ne hekurudhe duke pasur parasysh se baza e hekurudhes eshte infrastruktura po vihet dore ne zevendesimin e traversave te drurit te cilat jane tejet te amortizuara dhe po vihen traversa te reja prej betoni. Shpresoj qe te shkojme ne ato parametra qe konkurrenca te jete e barabarte atehere individi ka te drejte te zgjedhe ose auto ose hekurudhe u shpreh Tonin Trupa drejtor i Drejtorise Rajonale te Hekurudhave Shkoder.

Shpeshere trenat e pasagjereve te linjes shkoder-tirane kane dale nga shinat si pasoje e amortizimit te traversave mbajtese te shinave pa permenduar rastin e fundit kur 4 vagone te trenit te mallrave te linjes Shkoder-Bajze ndashPodgorice dolen nga shinat duke rrezikuar edhe jeten e punonjesve te hekurudhes.Gjithashtu problem mbeten dhe mbi 100 mbikalime te paligjshmete ngritura ne te gjithe gjatesine e linjes hekurudhore Shkoder-Lezhe-Malesi e Madhe te cilet duke qene te paligjshem jane edhe te pambrojtur dhe te pakontrolluar.

Bruna Gjoka

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›