Vlorë,shpërthim eksplozivi në një lokal
Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në mesnatë në qytetin e Vlorës. Shpërthimi ka ndodhur në një lokal pranë ujit të ftohtë. Sipas policisë në momentin e shpërthimit fatmirësisht nuk ka pasur persona brenda në lokal por ka dëme të shumta materiale. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur autorët e ngjarjes së ndodhur disa orë më parë. Deri më tani, nuk dihen ende motivet që kanë çuar në vënien e lëndës shpërthyese.