E Enjte, 5 Nëntor 2026

Vodhën 7 monopatina për 2 muaj, arrestohet 20-vjeçari dhe procedohet një i mitur

Policia e Tiranës ka arrestuar një 20-vjeçar, pasi dyshohet se ishte autor i të paktën 7 vjedhjeve të monopatinave në kryeqytet.

Në pranga ka rënë Emiljan Guraj, ndërkohë në hetim të lirë është vendosur një 16-vjeçar, bashkëpunëtor në vjedhje.

Ishin qytetarët që kishin bërë denoncimet, e ndërkohë pas kamerave të sigurisë u arrit të zbulohet identiteti i hajdutëve.

Përveç monopatinave ata kanë vjedhur edhe biçikleta, të cilat më pas i shisnin në tregun e zi.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›