E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vodhen "Benz"-in, kapen me 5 mije fisheke

BURREL - Kapet nga policia nje automjet i vjedhur, brenda te cilit ndodheshin 5 mije fisheke. Vjedhja e nje "Benzi" ne qytetin e Mamurrasit ka vene ne levizje komisariatet e policise Kurbin e Mat. Bashkepunimi i uniformave blu ka zbuluar levizjet e vjedhesve, te cilet per te fshehur mjetin dhe per t'i shpetuar ndeshkimit ligjor jane strehuar te nje i afermi i tyre ne fshatin Shqefen, te komunes se Macukullit ne rrethin e Matit. Policia e Burrelit njoftoi dje se kishte prangosur te riun K. Llozhi, 22 vjec, dhe nje kolegun e tij te mitur. Ne momentin e ndalimit policia ka sekuestruar ne cilesine e provave materiale makinen e vjedhur, 5 mije fisheke dhe nje arme zjarri, automatik, tip "Kallashnikov". A. N


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›