E Hënë, 2 Nëntor 2026

Vodhën dy dyqane dhe një servis në Lezhë, arrestohen dy shkodranët

Dy persona, të cilët vodhën me  thyerje në 2 dyqane dhe në 1 servis janë arrestuar nga policia e Lezhës.

Në kudarë të operacionit “Shades” u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve Sokol Pali, 52 vjeç dhe Marjan Kela, 51 vjeç, të dy banues në Shkodër.

Ditën e djeshme, dyshohet se këta shtetas kanë vjedhur me thyerje, shuma parash, pajisje pune dhe produkte të ndryshme, në 2 dyqane në fshatin Blinisht dhe në 1 servis në fshatin Dajç.

Nga veprimet e mëtejshme hetimore, janë zbardhur 6 raste të vjedhjes në banesa, të kryera më parë nga këta shtetas.

Gjatë kontrolleve në banesat e dy të arrestuarve, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, sende të dyshuara të përdorura për kryerjen e vjedhjeve dhe sende të dyshuara të vjedhura.

Të dy akuzohen për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim, në mënyrë të përsëritur./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›