E Diel, 1 Nëntor 2026

Vodhi aksesorë me vlerë 11 mijë euro në një dyqan, arrestohet 40-vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 40-vjeçar, i cili gjatë katër muajve të fundit vodhi aksesorë me vlrë rreth 11 200 euro në një dyqan në Tiranë.

Në kuadër të operacionit “Logo” u arrestua shtetasi Elson (Durim) Doku, 40 vjeç, banues në Tiranë.

Ai dyshohet se gjatë 4 muajve të fundit, ka vjedhur në të njëjtin dyqan, 7 palë syze me vlerë rreth 11 200 euro.

Policia bën me dije se 40-vjeçari ka qenë i dënuar më parë për të njëjtin krim.

Vijojnë hetimet për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të ketë kryer 40-vjeçari./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›