Vogëlushi që vuan nga një sëmundje e rëndë, familjarët kërkojnë ndihmë
Tiranë- Një foshnje 8-muajshme është duke vuajtur nga një sëmundje që ka të bëjë me moszhvillimin e një pjese së trurit dhe ai duhet t’i nështrohet një ndërhyrje kirurgjikale që kushton rreth 20 mijë euro.
Prindërit e tij nuk e kanë mundësinë financiare, prandaj ata kërkojnë ndihmë e qytetërve që duke kontribuar me një shumë sado të vogël të ndihmojnë në shërimin e tij. Të afrëm të vogëlushit i janë drejtuar gazetës IDEA për ndihmë ku dhe shkruajnë: Ergi Bilibashi për pak ditë bën 8 muaj që ka ardhur në jetë. Këto ditë janë vendimtare për jetën e tij. Ai vuan nga një sëmundje që ka të bëje me moszhvillimin e lobit frontal ( pjesa e ballit ) e cila është përgjegjëse për aktivitetin motor të vullnetshem, aftesinë për të folur dhe përpunimin e mendimit. Ai duhet që brenda këtyre diteve t’i nënshtrohet domosdoshmerisht një operacioni jashtë vendit me vlerë mbi 20.000 euro, shume e cila është e paperballueshme për familjen. Jeni të lutur të ndihmoni vogelushin për t’i rikthyer buzëqeshjen atij dhe familjes. Le ta ndihmojme këtë femije të bëje një jetë normale si të gjithë ne. Ju ftojmë të kontribuoni me aq sa te keni mundësi ne këtë numër llogarie 0000792482 pranë Raiffeisen Bank. Kontakti me familjen : 069 77 23 417.Por përveç këtyre kontakteve duke filluar që nga dita e nesërme në orën 10:00 disa grupe vullnetarësh do të jenë në disa pika të Tiranës, ku do të mblidhen ndihma për Ergin e vogël. Grupet e vullnetarve do të jenë të vendosur në qendër të Tiranës (përball Muzeut Kombëtar), përgjatë rrugës së Elbasanit dhe tek liqeni. Kush do të kontribuojë është i mirëpritur. Mënyrat e kontaktik tashmë janë të shumta mungon vetëm ndihma jonë që Ergi të buzëqesh sërisht. Ju rikujtoj qe operacioni duhet kryer para se ai te bej 8 muaj nderkohe qe Ergin edhe pak dite e ndajne nga muaji ardhshem. Faleminderit!