E Shtunë, 31 Tetor 2026

Brazili trullos Spanjën në Kupën e Konfederatave, fiton 3-0 (FOTO/VIDEO)

brazilBrazili ka gjunjëzuar kampionën e botës dhe të Evropës, Spanjen në finalen e madhe të Kupës së Konfederatave 2013.

Duke luajtur në tempullin e futbollit brazialin, ekipi i Scolari-t mundi me rezulttain 3-0 rivalet e Del Bosque-s.

Goli i parë për Brazilin erdhi që në minutën e dytë me Fred, me një lëvizje spektakolare e shumë të shkathët teksa ishte shtrirë.

Pak sekonda para se të përfundonte minuta e dytë shënon talenti brazilian, Neymar, duke dyfishuar rezultatin. Historia përsëritet sërish në pjesën e dytë të lojës, kur Fred shënon golin e tretë po në minutën e dytë.

Spanja ka shumë pak raste për tju afruar portës së Brazilit. Kurse në minutën e 54-të Sergio Ramos humb një 11-metërsh. Pique del me karton të kuq pas një ndërhyrjeje të ashpër ndaj Neymar-it, teksa analistët thonë se humbja e Spanjës do ta zbresë me këmbë në tokë.

brazil1Brazil, fitorja

brazil2Goli i Neymar-it

btrazil3Talenti Neymar

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›