E Shtunë, 31 Tetor 2026

Invalidët dhe të verbrit, në protestë kundër Bodes

Shoqatat e të Verbërve dhe e Para e Tetraplegjikëve të Shqipërisë organizuan dje një protestë përpara Kryeministrisë. Me anë të megafonave, protestuesit prezantuan me anë të megafonisë së tyre disa herë fjalimin e ministrit Bode, të mbajtur në Parlament më 15 mars, gjatë ndryshimit të statuseve të tyre. Deklarata e ministrit se ndryshimet nuk bëhen për të cenuar përfitimet, por përkundrazi të 25 milionë dollarët paguar CEZ për 18 muaj që do të përdoreshin për këto kategori, u quajtën demagogji e pastër. Shoqatat e të Verbërve dhe e Para e Tetraplegjikëve denoncuan projektvendimin. Me anë të këtij projektvendimi, pagesat telefonike aktuale nga 2000 mijë lekë të rinj shkojnë në 1000 mijë, dhe kjo pagesë shkon te pagesa e energjisë elektrike, tha kreu i Shoqatës së të Verbërve, Sinan Tafaj. Sipas tij, rimbursimi i energjisë elektrike është propozuar të jetë 2000 mijë lekë të rinj për grupin e parë edhe 1400 lekë të rinj për grupin e dytë. Pra, shtesa reale për telefonin edhe energjinë elektrike është grupi i parë 1000 mijë lek të rinj edhe grupi i dytë, 400 lekë të rinj. Nëse këto shifra do të përpjesëtohen me 162 lekë për cdo kilovat, atëherë përfitimi real për grupin e parë do të ishte 61.5 kilovat edhe për grupin e dytë 25  kilovat, tha Tafaj. Protestuesit i kërkuan qeverisë drejtësi e dinjitet dhe jo mëshirë e fyerje.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›