Pas vdekjes së një 12-vjeçari mbyllet ordinanca “Kirurgjia” në Pejë

Prishtinë, 27 gusht – Policia ka mbyllur ordinancën private mjekësore, “Kirurgjia”, në Pejë, në të cilën u bënë synet dy fëmijë, njëri prej të cilëve pas operimit ka ndërruar jetë, e tjetri është dërguar jashtë për shërim. Sipas një njoftimi të lëshuar nga policia, hetimet për vdekjen e fëmijës R.K. dhe sëmundjes së rëndë të vëllait të tij, pasi që janë bërë synet, do të avancojnë pas marrjes së raportit të obduksionit nga morgu i spitalit të Shkupit, ku ata ishin dërguar për shërim. “Hetimet për këtë rast janë duke u zhvilluar nga njësitet e specializuara të hetimeve rajonale DRP në Pejë, nën mbikëqyrjen e prokurorit të qarkut, me ç’rast është bërë mbyllja e ordinancës duke siguruar dokumentacionin e nevojshme, po ashtu janë duke u zhvilluar hetimet ndaj dy mjekëve të cilët kanë qenë të përfshirë në raste si të dyshuar”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga policia. Ndërkohë, raportin e Mjekësisë Ligjore të Shkupit, hetuesia është duke e kërkuar përmes zyrës ndërlidhëse me institucionet vendëse dhe ndërkombëtare, për të kompletuar rastin dhe për ta proceduar në Prokurorinë e Qarkut.
Më datën 23 gusht 2010, dy fëmijë R. K., i lindur më 1999 dhe I. K., lindur në vitin 2005, shtetas të Kosovës, nga Peja, janë bërë synet në kliniken private “Kirurgjia” në Pejë dhe ditë më pas tek të dy viktimat kanë filluar të shfaqen probleme shëndetësore. Viktimat, sipas policisë, janë dërguar në Spitalin Rajonal të Pejë, por për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore janë dërguar në QKU Prishtinë dhe pastaj nga aty janë dërguar në spitalin e Shkupit. “Viktima R. K. ka vdekur në këtë spital dhe ndaj tij është zhvilluar autopsia, kurse viktima I. K. në gjendje të rëndë është dërguar për shërim të mëtutjeshëm edhe nga spitali i Maqedonisë”, thuhet në komunikatën e policisë, ku nuk është cekur vendi se ku është dërguar për shërim.